U arrestua miku i Shullazit si koka e grupit të kokainës, policia jep detajet (VIDEO)
Një sasi prej 550 gram lëndë narkotike kokainë është sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Shënkolli”, i zhvilluar në Elbasan dhe në Tiranë.

"Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit, por edhe kontrollit në banesat e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë", thuhet në deklaratë.

Në pranga ka përfunduar, Klajdi Gjeci, i konsideruar si kreu i grupit të shpërndarjes së kokainës.

Gjeci konsiderohet si mik i Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është në burg për një sërë veprash penale, përfshirë grup të strukturuar kriminal. Ai është dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Nëntë persona përfunduan gjithsej në pranga gjatë operacionit, midis të cilit edhe dy gra.

Në operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

1.Gj., 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
2.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit;
3.P., 23 vjeç, banues në Elbasan;
4.D., 35 vjeç, banues në Elbasan;
5.Gj., 25 vjeç, banues në Elbasan;
6.T., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy shtetase.

Shtetasit A. Q., dhe K. Gj., si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.

Policia e Shtetit thekson se operacioni është ende në vijim, për identifikim dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /albeu.com/





Shtuar më 12/04/2019, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori