Ky moment i Putinit po trazon të gjithë botën (FOTO LAJM)

Fotoja e presidentit rus,Vladimir Putin me ministrin e Mbrojtjes të vendit është bërë virale për shkak të polemikave dhe komenteve kontradiktore që ka shkaktuar.

Fotoja në fjalë është regjistruar ditën e djeshme dhe ilustron momentin kur Putini falënderon dhe uron ministrin e Mbrojtjes në Rusi, pasi Sergey Shoigu i njoftoi se ushtria ruse ka marrë në kontroll të plotë Mariupolin.

Ukraina e ka mohuar, ndërsa SHB-të kanë thënë se nuk kanë prova konkrete për të konfirmuar pretendimet ruse.

Sipas analistëve të semiotikës gjuha e trupit e Putinit tregon të kundërtën nga se ai do që ti shfaqë botës.

Në foto duket fytyra e pakënaqur dhe e shqetësuar e presidentit. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai përpiqet të mbështete vazhdimisht vazhdimisht te tavolina.

Gjithashtu në skenë erdhën sërish thashethemet për sëmundjen e diktatorit, pasi qëndrimi i tij në tryezë tregon se Putini nuk është mirë.

Nga ana tjetër, ënjtja në fytyrën dhe qafën dhe qafën e Putinit forcon dyshimet se ai po merr trajtim steroide.

Thashethemet e përhapura nga sfondi i Kremlinit pretendojnë se Vladimir Putin është vizituar nga mjekë specialistë të onkologjisë ( Kancerit ) të paktën 35 herë që nga fillimi i luftës.

Në videon e takimit Putin-Shoigu, Shoigu i thotë Putinit se qyteti i Mariupolit është ‘çliruar’.

Megjithatë, Putini nuk kënaqet kur dëgjon këto fjalë dhe dëgjon ministrin e tij me fytyrë të mërzitur.

Pas Shoigut, Putin u takua dje edhe me kreun e kompanisë së transportit të tubacioneve të naftës dhe gazit, Nikolay Tokarev: Putin nuk u largua për asnjë moment nga tavolina gjatë këtij takimi./abcnews.al/