U akuzua për tjetërsim pronash në bregdet, gjykata liron biznesmenin nga Vlora
Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Petritaj, 54-vjeç.

Petritaj, i arrestuar 7 muaj më parë është liruar nga burgu në 7 maj, në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milionë lekësh.

Ai akuzohej për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec.

Ndalimi i tij u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohej të kishte falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori