U abuzua për 16 vite nga babai, çfarë e bindi vajzën të rrëfehej
Është lënë në burg babai që akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

61-vjeçari Qirjako Nakuçi, pas denoncimit që kanë bërë murgeshat e pas rrëfimit të vajzës ka thënë se në fakt gjithcka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

J.Nakuçi ka bërë denoncim në Komisariatin nr.2, kanë vënë në pranga babanë e saj, Qirjako Nakuçi, 61 vjeç.

Duke qenë se ishte miqësuar me murgeshat, por edhe për shkak të dhunës e abuzimit të vazhdueshëm nga i ati, 25-vjeçarja më në fund vendosi të rrëfehej. Ajo u tregoi atyre historinë e tmerrshme, që i kishte ndodhur që kur ishte 9 vjeçe.

Murgeshat e kanë bindur që të drejtohej në Polici dhe e kanë shoqëruar në Komisariatin nr.2 për të bërë kallëzim. Burime nga Policia thanë se vajza ka treguar se abuzimi seksual nga i ati kishte nisur një mbrëmje kur ai ishte kthyer i dehur në shtëpi. Ajo ishte vetëm 9 vjeç dhe i ati e kishte përdhunuar.

Më pas, e njëjta histori kishte vazhduar nën presione, dhunë e kërcënime, sa herë që ai ndodhej vetëm me të bijën në shtëpi. Vajza ka treguar se në moshën 19- vjeçare zbuloi se kishte mbetur shtatzënë nga i ati dhe e kishte abortuar fëmijën.
Shtuar më 01/09/2018, ora 18:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori