Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e
Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald
Tusk.
“Për këtë
vendim nuk duhet të fajësojmë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë e
Veriut. Të dy vendet bënë atë që ne u kërkuam të bënin”, theksoi ai.
“Marrëveshja e Prespës ishte arritje e jashtëzakonshme. Të dyja vendet kanë të drejtën t’u hapen negociatat. Ato janë gati, por fatkeqësisht disa vende anëtare të BE-së nuk janë ende gati”, theksoi ai.
“Kjo është arsyeja pse nuk arritëm të merrnim një
vendim pozitiv”, tha
Tusk.
”Dua t’u dërgoj një mesazh shqiptarëve dhe maqedonasve. Ju lutem mos u dorëzoni! Padyshim një ditë do të bëheni pjesë e BE-së”, shtoi ai.
Shtuar më 18/10/2019,
ora 16:29