Armenia: Një F-16 turk rrëzoi avionin tonë, Ankaraja e mohon
Ministria e Mbrojtjes e Armenisë njoftoi për rrëzimin e një avioni Sy-25 gjatë konfliktit me Azerbajxhanin.

Ajo që e bën shqetësuese situatën e bën fakti se armenët pretendojnë se avioni i tyre është rrëzuar nga një avion F-16 i Turqisë, i cili ka qëlluar nga brenda territorit azer, shkruan albeu.com.

Raportohet se piloti i avionit armen ka ndërruar jetë.

Por, në një reagim të mëvonshëm, autoritetet turke kanë përgënjështruar pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë duke mohuar të kenë qëlluar ndonjë prej avioneve armen.

Më herët armenët kishin akuzuar Turqinë se dërgoi në Azerbajxhan xhihadistë, dronë të armatosur si edhe disa avionë F-16 që po qendrojnë në Baku pas një stërvitjeje të përbashkët.

Deri më tani nga konflikti i ditëve të fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë vrarë më shumë se 100 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët duke e bërë këtë përshkallëzimin më të fortë të situatës që prej luftës në fillim të viteve '90. /albeu.com



Shtuar më 29/09/2020, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori