Turqia gati t'i japë Serbisë dronët vrasës: Çfarë janë "TB2" që po shkaktojnë tmerr në Nagorno Karabakh

Serbia është duke u bërë gati që të blejë dronët vrasës të Turqisë, "Bayraktar TB2".

Versioni i fundit i tyre është i pajisur me raketa ajër-tokë dhe janë shumë të rrezikshëm ndaj kundërshtarit.

Deri më tani, përdorimi i tyre ka treguar se nuk i kanë dhënë asnjë shans objektivit. Pamjet nga Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po i përdor gjerësisht ndaj Armenisë janë të frikshme.

Në një komunikim me gazetarët, Vuçiç tha se Serbia nuk ka plan të sulmojë askënd, por duhet të jenë të përgatitur për çdo surprizë.

Kështu, në rast se realizohet marrëveshja, shqiptarët kanë një arsye tepër të fortë për të qenë në dezavantash ndaj ushtrisë serbe, e cila do të ketë në dorë një armë moderne dhe tepër të rrezikshme, shkruan albeu.com.

Teknologjia e dronëve

Pavarësisht problemeve të mëdha ekonomike dhe politike, investimet e viteve të fundit e kanë kthyer Turqinë në një fuqi të rendësishme të luftës ajrore në Europë dhe më gjerë.

Dronët turq TB2 të njohur edhe si "Bayraktar" janë duke goditur objektiva kundërshtare në rajone të ndryshme të botës. Në Siri, dronët turq janë duke qëlluar mbi kurdët e PYD, të cilët kontrollojnë veri-lindjen e vendit, ndërsa në Libi forcat e qeverisë islamiste filluan të "marrin frymë" kundrejt ushtrisë së gjeneralit Haftar pasi në lojë u futën dronët turq, të cilët janë konsideruar edhe si "game changer" kudo ku janë përdorur.

Sëfudnmi, dronët turq janë duke u përdorur gjerësisht nga Azerbajxhani në luftë kundër forcave armene në rajonin e Nagorno Karabakh duke i shkaktuar mjaft humbje kundërshtarëve. Në lidhje me këtë, Armenia ka akuzuar Turqinë se po mbështet Azerbajxhanin me teknikë ushtarake dhe specialistë.

"TB2" janë fjala e fundit e teknologjisë së dronëve në Turqi. Ky është versioni i dronëve të armatosur, të cilët mund të qendrojnë në ajër për orë të tëra duke lëshuar raketa vdekjeprurëse ndaj objektivit.

Më herët, ishin amerikanët ata që i përdorën gjerësisht dronët vrasës për të eliminuar personazhe të njohur të terrorit, ndërsa Turqia është e dyta që shënon një përdorim kaq të gjerë.

Një fakt i tillë ka shkaktuar shqetësim për shkak se sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, të qëlluarit me raketë përmes një droni ndaj një personi, qoftë edhe të shumë kërkuar, është në vetvete firmosja e një dekreti për vrasje.

Pikëpyetja e madhe në këtë rast është se kush e firmos këtë vrasje duke mos i dhënë mundësi objektivit që të dorëzohet.

Të dhëna teknike

Droni TB2 është projektuar dhe prodhuar nga kompania turke Bayraktar. Zhvillimi i dronit filloi në vitin 2007, dhe dy vjet më vonë ai bëri fluturimin e parë. Në 2014, zhvilluesit i treguan ushtrisë turke versionin e tyre përfundimtar dhe në mars 2016 "TB2" u miratua zyrtarisht nga ushtria turke, shkruan abcneës.al.

"TB2" mund të ngjitet në një lartësi prej më shumë se 7 300 metra dhe të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.

Droni mund të kontrollohet nga qendra e kontrollit në një largësi deri në 150 kilometra. Ka një shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash në orë dhe shpejtësi mesatare operimi 130 kilometra në orë.

Ka një gjatësi prej 6.5 metra dhe gjerësi të krahëve 12 metra. Pesha maksimale e tij është 650 kilogram dhe mund të mbajë një ngarkesë prej 55 kilogramësh.

Droni mund të mbajë deri në 4 raketa të drejtuara me lazer. /albeu.com
Shtuar më 06/10/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori