Turqia e gatshme të ndërmjetësojë në bisedime
Pëlqej
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pas takimit në Prishtinë me kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi, deklaroi se Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me Thaçin, kryeministri turk tha se mënyra si do të rrjedhë dialogu do të jetë edhe një shtytje për njohje të reja për shtetin e Kosovës nga ato vende që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të njihet edhe nga shtetet tjera myslimane.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi tha se Kosova ka hapur dyert për investitorët e Turqisë për të zhvilluar biznesin e tyre në Kosovë, duke përmendur në këtë drejtim kompaninë Bechtel-Enka dhe atë konzorciumin Limak-Airport de Lyon.
Shtuar më 03/11/2010, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori