"Turp", Maliqi nxjerr SMS-të: Si dështoi instalimi i diktaturës (FOTO LAJM)

Deputeti Lefter Maliqi e cilëson një turp dhe dështim total të Rilindjes 30 qershorin, pasi sipas tij, votuan vetëm 10% e shqiptarëve.

Maliqi shkruan në Facebook se 1 korriku është një ditë e bardhë për shqiptarët dhe të ardhmen në BE. Ai publikon disa mesazhe në rrjet, që tregojnë manipulimet, kërcënimet, shantazhet dhe pavlefshmëritë e procesit të votimit.

“Turp 10% e shqiptareve votuan ,deshtim total i Rilindjes krimit. 30 Qershori dite deshtimi i instalimit te diktatures dhe 1 Korriku ditë e bardhë per shqiptaret dhe te ardhmen ne BE. Ju siguroj që po të vëzhgohezhin e monitoroheshin votat nga Opozita 5% dalin te pavlefshme dhe 5% u mbushen vete plus shantazhimit te administrates per votime.

Sms -te me posht flasin vet per manipulimet,kercenimet,shantazhimet,pavlefshmerite.Sqaroj se ne nje sms ka qene bashkëshortja e dajes se deputetes dhe jo hallua. Mirenjohje socialisteve te ndershem,demokrateve,lsi-se,çamëve,minoriteteve etj pra gjithe shqiptareve qe i lanë dje kalorësit të rilindjes në dorë tepsinë,timonin,filxhanin.Rama ik,largohu,hapi rruge zgjedhjeve demokratike te lira te parakohshme.Shqiperia si Europa”, shkruan Maliqi.
Shtuar më 01/07/2019, ora 10:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori