TURP E FAQJA E ZEZË/ Qeveria prezanton Shqipërinë si krahinë turke (FOTO LAJM)

Wshtë bërë zakon tashmë që çdo vit që zhvillohet Panairi i Turizmit në Berlin, një ndër më të mëdhenjtë në botë, ministritë të çojnë atje personat e afërm të tyre si edhe personazhe të njohura që e "këndojnë këngën" sipas tekave të tyre.

Kështu ka ndodhur deri në 2013, kështu po ndodh edhe me Rilindjen, ku qeveria dërgon kanakarët e vet për t'i kënaqur me paratë e shqiptarëve ca ditë në Gjermani.

Por, duket se kësaj radhe ka ndodhur edhe një skandal më i madh, sipas Respublica.

Edhe pse harxhohen miliona për këtë event turizmi, të cilin Shqipëri e ka shpallur prioritet, vendi ynë është "sistemuar" në një cep të humbur të panairit dhe për më tepër, në stendën e Turqisë duke të dhënë idenë se bëhet fjalë për një krahinë turke.

Ky fakt është denoncuar gjerësisht këto ditë në rrjetet sociale, por më përmbledhës ka qenë Martin Gjonaj, një personazh i njohur i këtij sektori në vend, i cili ka denoncuar skandalin në fjalë.

"Ministria jone e Turizmit e kishte vendosur stenden e Shqiperise ne nje cep andej nga fundi, brenda pavijonit Turk. Dmth operatorit apo turistit te huaji i krijohej pershtypja se po vizitonte nje krahine turke, pasi ne pavijonin 3b ishin vetem Turqia (qe zinte 99% te saj), dhe Shqiperia ne nje zgërq te saj", shkruan ai në Facebook.

POSTIMI I PLOTE
Panairi me i madh boteror i turizmit ITB Berlin qe vazhdon deri te Dielen(6-10 Mars) mbledh plot 10.000 ekspozues nga 181 vende te botes.
Shumica e vendeve, edhe me te vogla se Shqiperia kane pavijone te tera ne dispozicion. Shqiperia, qe "e ka prioritet" turizmin, çuditerisht ka vetem nje stende te vogel me 25 poste per operatoret. Nga 25 operatoret e pranishem, vetem rreth 15 prej tyre ishin tour operatore te mirefillte dhe te njohur ne treg(ata qe paguajne stenden). Pjesen tjeter, per te cilen paguan ministria, ne taksapaguesit dmth, i kishte sjelle nen sjetull ministri Klosi...me sa duket per te kerkuar per Liam-in...(meqe Liam nuk iu pergjigj thirrjes se tij per te ardh ne Shqiperi...ka nxjerre keto agjensite fantazme ta gjejne e ta marrin me zor...kudo qe ai ndodhet dmth😉).

Por me skandalozja, ishte fakti qe Ministria jone e Turizmit e kishte vendosur stenden e Shqiperise ne nje cep andej nga fundi, brenda pavijonit Turk. Dmth operatorit apo turistit te huaji i krijohej pershtypja se po vizitonte nje krahine turke, pasi ne pavijonin 3b ishin vetem Turqia (qe zinte 99% te saj), dhe Shqiperia ne nje zgërq te saj.

Nderkohe qe rilindasit e vertete e shkeputen njehere e mire Shqiperine nga perandoria otomane, rilindja e Rames, vellait te Erdoganit, ja arriti ta ktheje serish ne nje vilajet turk...te pakten ne prezantimin e saj ne bote.

Ju kujtoj, qe po flasim per panairin me te madh boteror te turizmit, pra pasqyra ekspozuese e vendit, perballe pjeses tjeter te botes.

Suksese Shqiperise, vilajetit me te ri turk nen udheheqjen e Erdogan Rames!!



Shtuar më 11/03/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori