Masakra në Odesa, “Kievi” rrëzon dy avionë rusë

Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 13-të dhe përleshjet mes trupave ruse e ukrainase kanë qenë të ashpra.

CNN raporton për shpërthime të fuqishme, që janë dëgjuar në pjesën lindore të Odesës. Burimet bëjnë me dije se mbrojtja raketore ukrainase arriti të shmangë një numër të madh raketash ruse duke i shpërthyer në ajër, të cilat ishin lëshuar nga anijet pranë brigjeve.

Gjithashtu, komandanti i forcave të armatosura ukrainas, Valery Zaluzhny, përmes një postimi në rrjetet sociale deklaron se ushtria rrëzoi 2 avionë rusë në qiejt e Kievit që po përgatiteshin për bombardime.

Megjithatë, kjo nuk i pengoi avionët rusë të kryenin bombardime në qytetet e Ukrainës qendrore dhe lindore. Zyrtarët ukrainas denoncojnë gjithashtu bombardimet në periferi të Kievit. Në Sumy dhe Okhtyrka, në lindje të kryeqytetit, bombat ranë mbi ndërtesa banimi dhe shkatërruan një termocentral./albeu.com/