Turistja çeke plagoset më armë zjarri në Velipojë
Pëlqej
Plazhi i Velipojës në Shkodër është tronditur sot në mbrëmje nga të shtënat e armëve. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë, tip pistoletë në drejtim të një lokali buzë detit dhe për pasojë plumbat kanë prekur një turiste çeke.

Raportohet se e plagosur ka mbetur 26-vjeçarja Martina Mala, turiste çeke. Raportohet se ajo ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ka alarmuar mbarë Velipojën, duke qenë kulmi i sezonit veror.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa bën me dije se nuk dihet shënjestra e autorit, i cili u largua me shpejtësi pasi qëlloi me armë.

Sipas tyre, turistja çeke është plagosur aksidentalisht. Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa bëhet me dije se deri më tani blutë e Shkodrës kaun shoqëruar 10 persona.
Shtuar më 14/08/2014, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori