Turçinov urdhëron intervenimin në lindje të vendit
Ushtruesi i detyrës së presidentit ukrainas, Oleksander Turçinov ka nënshkruar dekretin për fillimin e operacionit special në lindje të vendit.

Njoftimi për fillimin e intervenimit është dhënë nga zyra e presidentit të Ukrainës.

Turçinov gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar aksionin e përgjithshëm anti-terrorist me qëllim që autoritetet ukrainase t'a rikthejnë qeverisjen ndaj ndërtesave policore dhe qeveritare të cilat janë okupuar nga demonstruesit pro-rus.

Turçinov po ashtu e ka ftuar OKB-së që të vendos forcat në lindje të vendit, kur pro-rusët i kanë okupuar ndërtesat në 10 qytete.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha sot se ka prova që trupat ruse kanë qenë prapa “operacionit separatist” dhe theksoi se do t’i prezantojë ato në takimin e Gjenevës që do të mbahen gjatë javës.

Kievi zyrtar kishte premtuar ndërhyrje ushtarake nëse pro-rusët nuk do të tërhiqeshin nga ndërtesat qeveritare që kanë zaptuar në Sloviansk dhe qytete të tjera.

Ndërsa banorët në lindje të vendit presin të shohin presidentin e përkohshëm Olexander Turchynov të përdorë ushtrinë për të rimarrë nën kontroll godinat e poshtuara nga demonstruesit pro-rus. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2014, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori