Tryeza, Rama: Të ngrihet Komisioni Hetimor
(UPDATE) Tryeza e partive politike për diskutimet mbi reformën zgjedhore filloi punimet sot në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në Tiranë. Takimi i cili po drejtohet nga kryeministri Sali Berisha ka mbledhur krerët e forcave politike përfshi edhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën të bëjë propozimet e saj për reformën zgjedhore duke garantuar se amendimet e saj do të shqyrtohen me seriozitet nga tryeza për reformën zgjedhore.

Në tryezën e thirrur nga kryeministri, kreu i PS, Edi Rama e filloi fjalën duke thënë fillimisht se tryeza duhej të ishte e rrumbullakët për ti konsideruar pjesëmarrësit të barabartë.

Më tej Rama tha se qeveria në pushtet ka ardhur në drejtimin e vendit me anë të deformimit të zgjedhjeve të 28 qershorit duke thënë se në këtë proces ishte shkelur Kodi Zgjedhor.

Rama i dorëzoi kryeministrit Sali Berisha ofertën e PS për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për 28 qershorin. Rama tha se vetëm pas ngritjes së komisionit për shqyrtimin e materialeve zgjedhore, opozita do të bëhet pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. (albeu.com)
Shtuar më 22/10/2010, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori