Trupi i pajetë i
major Klodian Tanushit, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, mbërrin në atdhe mesditën e sotme (15 maj, ora 12.45), me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.
Homazhet për Dëshmorin e Atdheut
major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 - 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e
major Tanushit do të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019,
ora 08:44