Trump: Zgjedhjet amerikane do të zhyten në kaos
Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëron se zgjedhjet presidenciale amerikane mund të zhyten në kaos.

Përpara mbështetësve në Pensilvani, Trump u shpreh se për shkak të procesit të tejzgjatur numërimit do të duhen javë të tëra për të marrë vesh kush do të jetë president.

“E gjithë bota dhe vendi ynë do të presin gjatë për të mësuar kush ka fituar. Ju do të prisni me javë të tëra. 3 Nëntori do të vijë e do të shkojë dhe ne do të kemi rrëmujë e kaos në vendin tonë”, tha ai.

Ligji zgjedhor amerikan i krijon mundësinë disa shteteve federale si Pensilvania, që të nisin numërimin e votave me postë pas 3 Nëntorit për shkak se votimi i hershëm në këtë vend ka nisur me vonesë. Republikanët kanë kërkuar që numërimi i votave nga procesi i hershëm të mbyllej më 3 Nëntor.

Mediat amerikane kanë publikuar një tjetër skandal që mund të ndikojë tek mbështetja për demokratin Biden, ashtu si për Hillary Clintonin 4 vite më parë. Prestigjiozja Daily Mail shkruan se vitin e kaluar Hunter Biden, i biri i Joe Biden-it kishte çuar për rregullim disa laptopë që nuk funksiononin pasi ishin lagur me ujë.

Në mënyrë të shkujdesur, Hanter-i nuk i kishte tërhequr më laptopët pasi ishin rregulluar, ndërsa në to janë gjetur numrat personalë të telefonave të anëtarëve të kongresit, të dhënat e pasaportës së vlefshme deri në 2027-ën, patentën, numra të disa kartave të kreditit, etj. Për më tepër, fjalëkalimi ishte shumë i thjeshtë jo vetëm për hakerat, “HUNDER02”.
Shtuar më 02/11/2020, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori