Trump shokohet nga djegia e Notre Dame, jep këshilla si të shuhet zjarri
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shkruar në Twitter për zjarrin që po ndodh në Paris.

Ai shkroi në Twitter se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre-Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, shkroi TrumpTwitter.

Përndryshe katedralja e Notre-Damit është ndër më të vjetrat në Evropë, dhe është ndërtuar në shekullin e 12-të.
Shtuar më 15/04/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori