Trump paralajmëron Kinën: Nëse jeni përgjegjës për COVID 19, përgatituni për pasojat
Presidenti i SHBA-së, Donald
Trump, paralajmëroi Kinën se do të përballet me pasoja
nëse e ka ditur për koronavirusin, por nuk ka lajmëruar në kohë. Vetëm në Evropë si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën mbi 100 mijë persona. Ai tha se e kupton kur bëhet një gabim, por jo kur e di, pasi ke përgjegjësi për viktimat.
Në një konferencë për media të Task Forcës në luftën kundër COVID-19 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë,
Trump tha se ata vazhdojnë të shohin sinjale pozitive që pandemia në SHBA ka arritur “pikun” (kulmin).
Duke krahasuar
normat e
vdekjeve në SHBA me ato në vendet evropiane,
Trump tha se “
Normat tona të
vdekjeve janë shumë më të ulëta se ato në vendet e Evropës Perëndimore, me përjashtim të Gjermanisë. Në mesin e këtyre vendeve ndodhen Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Belgjika, Italia, Franca. Ndërsa
normat e
vdekjeve në Spanjë janë 4 herë më të larta se në SHBA”.
Presidenti shtoi se vdekjet në Kinë janë më të larta
“Kina është numër një. Lidhur me
normat e
vdekjeve janë shumë më përpara se ne. “Përgjejgësia?
Nëse Kina është gabim, është gabim, por
nëse ka përgjegjësi të qëllimshme duhet të përballet me pasojat”.
Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën
Disa biznese në Teksas dhe Vermont do të fillojnë të hapen të hënën duke zbatuar rregullat e distancimit social, njoftoi
Trump i cili ka shtuar se kufizimet e vendosura në kuadër të pandemisë në Montana do të fillojnë të hiqen të premten, ndërkohë që do të fillojnë të hapen gradualisht më 1 maj edhe bizneset në Ohio, Dakotan e Veriut dhe Idaho.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 14:03