Trump mban fjalimin e lamtumirës: Kam kaluar betejat më të ashpra
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës përpara se të lërë postin, duke thënë se “ne bëmë atë për të cilën erdhëm, dhe shumë më tepër së aq”.

Në një video të postuar në Youtube, Trump u shpreh se “ kishte kaluar nëpër betejat më të ashpra, në luftërat më të vështira sepse ju më zgjodhët për ta bërë këtë”, tha ai. Republikani ende nuk I ka pranuar plotësisht rezultatet e zgjedhjeve të muajit nëntor, kur humbi përballë demokratit Joe Biden. Megjithatë, urimet e tij për administratën Biden nuk munguan.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë.Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme”.

“Ne ringjallëm aleancat tona dhe bashkuam kombet e botës për t’i bërë ballë Kinës si kurrë më pare.Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re”.

Sakaq e përmendi sërish dhunën në Kongres duke e dënuar ashpër. “Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë. Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne si amerikanë e vlerësojmë. Nuk mund ta tolerojmë kurrë dhunën, ishte komenti i Trump.

Shtuar më 20/01/2021, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori