Trump letër Ramës: Firmos memorandumin e sigurisë për rrjetin 5G
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër që i ka dërguar presidenti amerikan Donald Trump, e cila mban datën 1 Tetor.

Trump e përgëzon Ramën dhe e fton atë për nënshkrimin e një memorandumi sigurie për rrjetin 5 G, ndërkohë që e këshillon që Shqipëria ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem.

Po ashtu Trump e falenderon Ramën për angazhimin e tij në normalizimin e marrëdhënies ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës. Në letrën e Trump ndihen tonet agresive në drejtim të Kinës, ku nuk mungon as një këshillë e tipit: Jam i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES,dhe me këtë letër që mora mbrëmë nga Presidenti i ShteteveBashkuara, ju uroj një ditë të mbarë.

I dashur Z. Kryeministër: Në emër të ShteteveBashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit.

Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni ShteteveBashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. Sinqerisht
Shtuar më 02/10/2020, ora 08:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori