Aksident i rëndë pranë nënkalimit të Novoselës, motori përplaset me makinën, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të nënkalimit të Novoselës.

Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale M. M.”

Shoferi dhe pasagjeri i motorit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/Albeu.com.


Shtuar 7.08.2023 18:58