Trump krijon "ERTV-në" e tij në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump po flirton me idenë për të ndërprerë marrëdhëniet, aspak të mira me median, duke hapur një stacionit të vetin televiziv.

Presidenti u tha gazetarëve të enjten se ekipi i tij po shqyrton idenë e krijimit të një medie që do të raportojë mbi të mënyrën se si ai dëshiron të raportohet. Pak a shumë, siç ndodh me ERTV-në këtu tek ne në Shqipëri.

Komenti i Trump ishte në përgjigje të raportimi të CNN dhe rrjeteve të tjera lidhur me lajmet për një bisedë telefonike të zbuluar së fundmi që ai pati me presidentin e sapozgjedhur ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump mbështetet te lideri ukraunas për të hetuar ‘pabesinë’ e ish-nënkryetarit Joe Biden, i cili është njëkohësisht favoriti i hershëm për të sfiduar Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“CNN është vetëm një zë, por që bëhet edhe zëri kryesor atje jashtë. Kjo është një gjë e tmerrshme për vendin tonë”, – tha Trump gjatë një tubimi në Florida.

“Ne duhet të krijojmë median tonë dhe të nxjerrim disa lajme të vërteta, sepse këto që jepen nuk janë të mira për vendin tonë”. /Daily News
Shtuar më 05/10/2019, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori