Trump fillon luftën me Kinën
Pëlqej
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump pritet të firmosë sot disa vendime të rendësishme sa i përket raporteve tregtare me Kinën.

Bëhet fjalë për një mori masash ndëshkuese ndaj kompanive dhe qeverisë kineze pas akuzave se Kina ishte burimi i sulmeve të vazhdueshme kibernetike ndaj SHBA-ve, përmes të cilave ishin vjedhur sekrete ushtarake.

Mediat botërore e cilësojnë këtë një luftë ekonomike të SHBA-ve ndaj Kinës, e cila pritet të fillojë sot pas firmosjes së dekreteve nga Trump.

Parashikohet që të vilen rreth 50 miliard dollar përmes rritjes së ndjeshme të taksave dhe detyrimeve të tjera ndaj kompanive kineze që importojnë materiale elektronike nga SHBA-të.

Trump kishte premtuar se do të merrte masa drastike ndaj kinezëve pas sulmeve kibernetike dhe duket se premtimet po bëhen realitet. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori