Trump dhe Pence kërcënojnë Erdoganin: Liro priftin ose do kesh pasoja (FOTO LAJM)
Pjesë e "Gjuetisë së Shtrigave" në Turqi ka rënë edhe një prift protestant
amerikan i cili ndodhet për afërsisht dy vite në
burg me akuzën se kishte qëllim të kristianizonte kurdët.
Pavarësisht thirrjeve të shpeshta nga Donald
Trump për lirimin e Andrew
Brunson, Turqia përsëri e la në arrest shtëpiak.
E për këtë nuk ka munguar edhe twiti i Trumpit i cili ia ka bërë të qartë Turqisë se do të ndërmarrë sanksione kundër saj.
"SHBA, do të sanksionojë ashpër Turqinë pasi ka mbajtur për një kohë të gjatë në
burg priftin protestant
Brunson." tha
Trump.
Ndërkaq të njëjtin paralajmërim e ka dhënë edhe zv.Presidenti
Amerikan Mike Pence.
Nga ana tjetër Turqia nuk duket se ka në plan ta lirojë
priftin amerikan.
Shtuar më 27/07/2018,
ora 09:19