Tropojë, shembet miniera, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhë një i tretë është plagosur në qytetin Tropojës. Sipas burimeve të policisë së këtij qyteti tre të rinjtë kanë qenë duke punuar në galeritë e një miniere në këtë qytet ku janë zënë nga një masiv i madh dheu.

Mësohet se viktimat janë shtetasit Erion Geci dhe Dritan Neza. Aksidenti tragjik ka ndodhur në në fshatin Qorraj të komunës Pac të Tropojës gjatë mbasdites së sotme ku në përpjekje për të nxjerrë krom nga thellësitë e tokës, miniera ku ata punonin është shembur, duke i marrë jetën dy prej tyre ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.


Nga policia bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe po merr ndihmën e parë në spitalin e këtij qyteti. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori