Tropojanët rrethojnë Saimir Tahirin
Gjëndja e Saimir Tahirit duke më e lëhtësuar tani që PS i doli në krah duke e mbrojtur politikisht pas presionit të hapur të tij dy netë më parë me togfjalëshin "s'keni parë gjë akoma".

Ai tashmë do të duhet të menaxhojë mirë situatën në Këshillin e Mandateve të Kuvendit, i cili ashtu siç është pozicionuar PS ka pak gjasa t'a dorëzojë kreun e partisë për Tiranën.

Në komision, Tahiri duhet të përballet me tre prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë rastisur të jenë me origjinë nga Tropoja.

Për çudi, edhe avokati i tij Artan Hajdari është gjithashtu me origjinë nga Tropoja.

Tahiri fle gjithashtu me një tropojane, e cila është bashkëshortja e tij, me të cilën ka edhe një djalë.

Sajmiri është i rrethuar nga tropojanët. Mbetet për t'u parë nëse kjo do t'i prijë për mirë apo për keq. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori