Tronditi Tiranën me eksploziv, arrestohet autori
Policia ka arrestuar pak çaste më parë personin e dyshuar për ngjarjen e shpërthimit në katin e dytë të një banese në zonën e “Vasil Shantos”. Në pranga ka përfunduar Arben Bardhi.

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshmenga një shpërthim eksplozivi në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Mihal Popi” përballë Gjykatës së Tiranës.

Raportohet se sasia e lëndës eksplozive që ka shpërthyer nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së nje shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori