Tronditet nga të shtënat me armë Vlora, plagoset një person
Pëlqej
Vlora është tronditur këtë të premte nga të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole” dhe një person është plagosur.

I plagosuri është Aleksandër Vasili, 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali bar-loto, bënë me dije burime nga vendngjarja.

Forca policore kanë shkuar në vendngjarje dhe një perimetër sigurie është vendosur në zonë. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori