"Dua të vuash, nuk do të të vras direkt!", çfarë i thoshtë Rexhepi-Xhisielës gjatë torturës
Zbardhet pretenca e Prokurorisë së Krujës ndaj
Rexhep Rrajës, djalit të
deputetit socialist Rrahman
Rraja, i cili u arrestua për dhunimin e vajzës Xhisiela Maloku.
Në
pretencën e saj, Prokuroria ka evidentuar dëshminë që Xhisiela ka dhënë, duke treguar me detaje dhunën që ka përjetuar nga
Rexhep Rraja.
Sipas dëshmisë së saj, djali i
deputetit e ka përndjekur vazhdimisht dhe në datë 19 Korrik u takuan në një hotel në rrugën e Rinasit, pas disa telefonatave të njëpasnjëshme nga ana e
Rexhep Rrajës.
Në
pretencën e organit të akuzës, publikuar nga tv.Klan, thuhet se 24-vjeçari e kërcënoi me armë dhe i theu celularin.
Sipas Xhisielës, në dhomën e gjumit, ai e ka dhunuar dhe goditur me shkelme, ndërsa mësohet se i ka thënë: “Nuk do të të vras, do të të plagos…dua të vuash e jo të vdesësh direkt”.
Shtuar më 01/10/2018,
ora 15:37