Një grua është vrarë pasi është sulmuar nga një nga peshkaqen i bardhë, në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gruaja ishte duke
notuar afër ishullit Bailey, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sulmua. Emri i saj, raporton BBC, është Julie Holoëach, 63 vjeçare, një ekzekutive mode nga Neë Yorku.
Ky është rasti i parë që ka një viktimë nga sulmi i peshkaqenit në këtë shtet. Është
vetëm sulmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkaqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra.
Holoëach ishte duke
notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sulmua, ku lëndime ka pësuar edhe vajza e saj.
Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar britmat.
“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bërtitur dhe më pas është fundosur nën ujë. Dukej sikur u tërheq poshtë”, thotë dëshmitari.
Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fundosej, filloj të notonte në drejtim të saj.
Shtuar më 29/07/2020,
ora 15:41