TRONDITËSE / Në Rezidencën e Fëmijëve Shkodër 3 vajza janë përdhunuar
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalinim e disa punonjësve të Rezidencës të Fëmijëve Shkodër përfshirë edhe ish drejtoreshën në vijim të hetimeve për disa fakte tronditëse që dyshohet se kanë ndopdhur me fëmijët në këtë institucion.

Prokuroria e qytetit verior ka marrë sinjalizime nga ana e Avokatit të Popullit pak ditë më parë se në institucionin përkatës ka abuzime me fëmijët nga ana e personelit.

Sipas hetimeve, punonjësit e Qendrës kanë keqtrajtuar fizikisht dhe kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës.

Përgjatë hetimeve ka rezultuar edhe një fakt tronditës. Tre vajza nga institucioni në moshë të mitur rezultojnë të defluruara dhe ata janë përdhunuar.

Referuar hetimeve, kjo ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit.

Andaj Prokuroria Shkodër ka krijuar dyshimet e nevojshme që të procedojë penalisht disa punonjës dhe ish punonjës të Qendrës për "Shpërdorim detyre" dhe "keqtrajtim i të miturve".

Prokuroria lëshoi urdhër arreste për shtetasit:

A. LLazani, ish drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijët Shkodër.

B.R Camaj punonjëse e Qendrës.

C. Sh. Nishani, punonjëse e Qendrës.

D.N Rramolli punonjëse e Qendrës

E.V Marku punonjëse e Qendrës.

Urdhërat e arrestimit të këtyre shtetasve ui zbatuan nga ana e Polcisë së Shtetit. /Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori