TRONDITESE/ 43 vjeçarja tenton të kalojë kufirin me foshnjën 6 ditëshe të fshehur në valixhe
Një rast i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila.

Një grua është kapur nga policia ndërsa tentonte të largohej nga vendi, me një foshnje 6 ditëshefshehur në valixhe.

Autoritetet kanë bërë me dije se 43 vjeçarja nga Amerika ka dëshmuar se është tezja e foshnjës dhe se ka dashur të udhëtojë se bashku me të, por nuk ka mundur të nxjerrë dokumentacionin përkatës, mirë asnjë provë nuk e mbështeste deklaratën e saj.

Policia filipineze ka vënë në pranga 43 vjeçaren ndërsa po punon për sqarimin e ngjarjes, ndërsa për foshnjën po kujdesen autoritet përkatëse.


Shtuar më 04/09/2019, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori