Tronditën Vlorën me të shtënat me armë, policia jep detajet e para të plagosjes
Pëlqej
Një 51 vjecar është plagosur me armë zjarri në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nentori” në një lokal ku sipas raportimeve luhej poker, ndërkohë që i plagosuri është shtetasi Arif Gerbi.

53 vjeçari mësohet se është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person që ende nuk është identifikuar prej bluve, pas nje sherri dyshohet per motive banale.

Informacion paraprak

Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A.G., 51 vjeç.

Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit./albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori