Trondit Dritan Zagani: Nëse nuk do ikte nga Shqipëria, Emiljano Nuhu do ishte vrarë
Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, bëri një deklaratë të fortë, kur tha sonte se oficeri i policisë Emiljano Nuhu do të ishte vrarë nëse nuk largohej nga vendi.

“Më lejo të them vetëm dy gjëra. Nëse ai djalë nuk do të ikte nga kufiri shqiptar, sot nuk do të kishit shansit të flisnit për të si njeri i gjallë. Të tjerat i dini ju. Jam plotësisht i bindur, por binduni ju! Thuaj atij Denisit kalo andej nga Saja, se ai ishte ‘bravo çuna’. Kaloje edhe Anilën.

Ai djali është larguar shumë në rregull pasi në kufirin Kosovë – Shqipëri kalohet vetëm me një kontroll. Shqipëria është han pa porta. Hyjnë e dalin kriminelët pa porta. Unë isha në 6 muaj në burg si kriminel”, deklaroi Zagani.

Shtuar më 01/10/2018, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori