Berisha vjen me rrëfimin ndryshe: Në diktaturë kam qenë i shtypur, luftoja për të drejtat e njerëzve

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme është rikthyer në kohën e diktaturës. Në një rrëfim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim, Berisha ka treguar se në kohën e regjimit ka qenë një njeri i shtypur, i cili përpiqen që t’i kundërvihej diktaturës.

Berisha tregoi se gjatë asaj periudhe ka shkruajtur artikuj të ndryshëm, jo artikuj mjekësorë për të cilën kishte studiuar, por që kishin lidhje me politikën dhe të drejtat e njerëzve.

“Në diktaturë unë isha njeri i shtypur siç ishin qytetarët e asoj kohe. Një vendim i imi për tju kundërvurë diktaturës, vendimi më i rëndësishëm i jetës time. Një vendim që nuk kishte asnjë shkak tjetër përveç çështje të dinjitetit njerëzor. Isha shumë i aposinuar pas profesionit tim, Isha një lexues i apsoinuar, gjeja libra për të lexuar dhe natyrisht që ajo nuk mund të pajtohesha se ne jetonim në duplicitet.

Të tjera thoshim në publik, të tjera mendonim gjë e cila më rëndonte  gjithnjë e më shumë dhe nuk mund të pajtohesha me atë gjendje. Kjo ishte shtysa ime sepse unë kam shkruajtur, mjek, kam marrë përsipër të shkruaj artikuj për politikën dhe në të gjitha pa përjashtim kërkoja themel liri dhe të drejta njerëzore  të cilat në diktatur nuk ezgistonin. Dhe në fund kërkova pluralizmin politik largimin nga kushtetua të nenit që i jepte rol hegjemor, kërkesë që e kishte bërë Saharovi në Rusi dhe ky ishte themeli i diktaturës”, tha Berisha.

Përballë Grida Dumës Berisha u shpreh se s’ka qenë asnjëherë mjek i Bllokut me rrogë, por ka shkuar vetëm si mjek konsulent, duke mos lënë anash punën e tij si mjek në spital dhe si pedagog.

“Kurrë në jetën timë nuk kam firmosur një rrogë në poliklinikën e Bllokut. Ishin disa mjekë sipas anatërve të byros politike. Enveri Hoxha kishte të vetin. Përveç atyre ishin ata që shërbenin 24 orë që paguheshin nga klinika speciale. Unë nuk jam paguar ansjëherë nga kjo klinikë, jam thirrur si mjek për Hysni Kapon, Simon Stefanin. Në çdo rast jam thirrur si mjek konsulent, ose jam marrë si mjek konsulent duke mos u shkëputur kurrë nga puna ime si pedagog dhe në spital”, tha Berisha./Albeu.com/

 


Shtuar 11.05.2023 21:40