Trump fton "divën" e Instagramit sërish në Shtëpinë e Bardhë (FOTO LAJM)

Kim Kardashian West do të takohet me katër gra që i është falur dënimi me burg nga Presidenti Donald Trump, i cila do ta takojë Trumpin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të shtyrë përpara reformat për reformat e të drejtës penale në SHBA

Kim ka shkruar në Twitter që ky grip do të “do të qartësojë këto gra në debatin për ndryshimin e këtij ligji që ka nevojë rrënjësore të ndryshohet!”.

Ish zyrtarët e administratës Obama i kanë thënë komentatorit të CNN Van Jones, i cili është i involvuar në këtë përpjekje, se i ka thënë Kardashian-West “të ndihmojë gratë e burgosura më parë të shkojnë në Shtëpi të Bardhë dhe të flasin për problemet e tyre”.

“Shpresoj që Donald Trump ti pastrojë dhe fal motrat në një gjendje të tillë”, ka cicëruar në Twitter, Jones.

Bashkë me Kimin do të jetë Alice Marie Johnson, dënimi i së cilës u zbrit nga Trump më 2018 pasi që ishte dënuar për 21 vite për trafikim droge; Tynice Nichole Hall (36), e falur nga presidenti muajin e kaluar pasi që kreu afërsisht 14 vite burg nga 18 sa ishte dënuar për shkak se kishte lejuar banesën e saj për shitje droge; Crystal Munos, e cila është liruar nga burgu muajin e kaluar pasi që ishte në burg për 12 vite, si kryetare e një grupi që shiste marijuana në disa qytete Judith Negron (48), e cila u lirua nga burgu muajin e kaluar dhe ishte e dënuar më 35 vite burg për rolin e saj në një grup të vogël që mashtronte një kompani sigurimi shëndetësorë dhe kishte bërë një skemë mashtrimi për qeverinë federale.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se ka shtuar përpjekjet që këto gra ti kthehen jetës së zakonshme dhe ti ndihmojnë të tjerat kur Trump do të falë gra tjera nga dënimet e gjata më burg. Johnsonit i ishte mohuar falja nga ish presidenti Barack Obama, por pasi ai u largua, Trump e fali atë.


Shtuar më 05/03/2020, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori