Tritoli në Vlorë, reagon policia
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orën 00.15 në qytetin e Vlorës, në një biznes në rrugën Transballkanike.

Shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë ku prodhohen çorape dhe kanattjere pasi kompresorit të këtij biznesi i ishte vendosur një sasi tritoli prej 150 gramësh. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Në polici është shoqëruar një person, ndërsa gjatë shpërthimit janë parë dy persona para fabrikës, për të cilët po heton policia. Fabrika është në pronësi të një biznesmeni shqiptar dhe një egjiptiani.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2019, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji” në kompresorin i cili është i instaluar jashtë ambienteve të një rrobaqepësie ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse ku si pasojë është dëmtuar vetëm kompresori. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 04/06/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori