Tritol shtëpisë së 17 vjeçares së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë
Një sasi lënde plasëse është vendosur mesnatën e kaluar pranë një banese në periferi të Fushë-Krujës. Fatmirësisht lënda nuk ka shpërthyer, dhe policia ka ndërhyrë në kohë.

Ka qenë zonja e shtëpisë ajo që ka diktuar rastin duke njoftuar policinë. Menjëherë u bë e mundur caktivizimi i lëndës plasëse.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vajzën 17 vjeçare nga Fushë-Kruja e cila ishte shfrytëzuar seksualisht nga disa persona tashmë të arrestuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa janë shoqëruar familjarët e 17-vjeçares për hetime të mëtejshme.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e cila bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje dhe që tashmë është i shpallur në kërkim, është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij

“Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes. Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plàsëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale. Si rezultat i hétimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kàpjen e tij.”, njofton policia.
Shtuar më 13/07/2020, ora 08:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori