Tritol përpara lokalit, policia nis hetimet
Një sasi e konsiderueshme tritoli është gjendur në ambjentet e jashtme të një lokali në unazën e qytetit të Elbasanit.

Policia tha se sasia e tritolit nuk ishte e telekomanduar por se kishte rrezik.

Sipas raportimit policor, tritoli ishte vendosur me qëllim kanosjen.

Lokali ku u gjet sasia e tritolit "Aleksandra" është nën pronësinë e shtetasit Vladimir Nikolla.

Forcat policore po hetojnë lidhur me ndonjë hasmëri të mundshme të Nikollës. /Albeu.com/
Shtuar më 29/05/2016, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori