Tritan Kalo mesazh të fortë politikës shqiptare: Demokraci u vra
Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo ka reaguar ashpër në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Sipas tij në këto kohë covidiane, palët rreken të gjejne nje konsensus per reformen zgjedhore, por qe sipas tij, ne 30 vite demokraci nuk kemi asgje te re nga fronti i zgjedhjeve te perfaqesuesve te vertete te popullit.

Postimi i Tritan Kalos

Në “kohët covidiane” vijojnë të krijohen hapsira të mëdha edhe për bëma jo të vogla…30 vite pas Pluralizmit Politik dhe NE ende sot nuku kemi asgjë të re, nga “Fronti” i Zgjedhjeve të Përfaqsuesve të vërtetë të vetë Vullnetit të Popullit…..

DEMOKRACIJA përfaqsuese direkte e këtij vullneti u vra ende pa lindur në Dhjetor 1990….Në shumicën e tyre, të pa boshtët në çdo kohë e rrethanë, konformistët e paprinciptë për interesat e vendit, kryetarëdashësit e të gjitha forcave politike apo dijepakët gojëkyçur para këtyre “hirësive”, DO TË VIJOJNË të mbushin aulën e “Parla-pa-mentit” dhe strukturat e Administratës Publike…

Të tjerët le të vijojnë të hedhin trastat në krahë dhe këmbët e shpejta, për vijimësinë e theqafjes/emigrimit biblik në dhe të huaj, sepse “aty ku balta të duket më e ëmbël se mjalta”, VIJON të mos ketë hapsira mbijetese të Ndershmërisë, të Dijenxënies, të Punëdashurisë, të Atdhedashurisë dhe të të qënurit Vetvetja….RRËNOFSHIN ndryshimet Kushtetuese të Prillit 2008, si varrëmihëset përfundimtare të këtij vullneti!….RRËNOFTË PARTITOKRACIA “Made in Albania”!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

Shtuar më 03/06/2020, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori