Zelensky ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit për qëllime jo zyrtare

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se ai kishte nënshkruar një dekret që ndalon zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit për çdo gjë, përveçse për punë zyrtare.

“Zyrtarët nuk do të jenë më në gjendje të udhëtojnë jashtë vendit për pushime ose për ndonjë qëllim tjetër joqeveritar”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm të mbrëmjes.

“Kjo vlen për të gjithë zyrtarët e qeverisë, si dhe për nivele të ndryshme të qeverisjes vendore. Kjo vlen për oficerët e zbatimit të ligjit, deputetët, prokurorët dhe të gjithë ata që duhet të punojnë për vendin dhe brenda vendit. Nëse duan të pushojnë tani, do të pushojnë jashtë shërbimit shtetëror”, tha ai.

Zelensky tha se kabineti do të zhvillojë një procedurë për të siguruar që çdo zyrtar që largohet nga Ukraina po e bën këtë për “një udhëtim të vërtetë biznesi”. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 23:18