Tregti kokaine me shqiptarët, djali i deputetit përfundon në pranga
Pëlqej
Një grup shqiptaro-grek është shkatqrruar në Greqi.

Grupi i rrezikshëm merrej me trafikun e drogës dhe vepronte në Peloponez, Atikë dhe Thesali, ndërkohë që ka kryer edhe trafik kanabisi.

Mes të arrestuarve mësohet se është edhe djali i një deputeti të njohur në Greqi.

Djali i politikanit raportohet se u arrestua në banesën ku jetonte (bashkë me të atin).

Ai dyshohet se kishte një rol aktiv në grup, bashkë me të dy oficerët e policisë të cilët, duke përfituar nga statusi i tyre, u dhanë anëtarëve të bandës informata për të lehtësuar veprimet e tyre.

Dy efektivë të policisë greke kanë rënë gjithashtu në pranga, pasi akuzohen se kanë ndihmuar grupin në aktivitetin e paligjshëm.

Droga trafikohej me autobusë, por edhe me rrugë ajrore ndërsa në shtëpi u gjetën pesë armë zjarri, stoli dhe sende të çmuara, disa telefona celularë dhe një shumë prej 35,000 euro. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2018, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori