Tregoi shokët, i riu që zbërtheu grupin e grabitësve në Rinas
Alkond Bengasi është i penduari i parë i drejtësisë, pas grabitjes që ndodhi në 9 Prill në Rinas.

Burimet konfirmojnë se ishte Bengasi ai që ka identifikuar edhe vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala.

Bengasi ka dhënë detaje përsa i përket strukturës së grupit kriminal dhe mënyrës sesi u operua në grabitjen e shumës së konsiderueshme të parave, raporton News24. Po ashtu ai ka pranuar modifikimin e furgonit me mbishkrimin "Hetimi Tatimor".

Shumë shpejt ai pritet që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, çka i siguron që familja e tij të marrë mbrojtje nga shteti, dhe të përfitojë ulje dënimi.
Shtuar më 23/04/2019, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori