Tregoi shokët, çfarë tha Bengasi në polici që zbërtheu grupin e grabitësve (FOTO LAJM)

Gjykata për Krime të Rënda caktoi “Arrest në burg” pa afat për Alkond Bengasin, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë para trupit gjykues.

Megjithatë, mësohet se ka qenë Bengasi ai që ka treguar dinamikën e ngjarjes së Rinasit, e cila fillon me modifikimin me shufra hekurudhe të furgonit që hyri në pistë dhe më pas u përdor për t'u larguar prej saj.

Ai ka treguar edhe si është planifikuar grabitja e Rinasit duke dhënë detaje të rendësishme për grupin hetimor me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe të personave kyç në të.

Pritet që Prokuroria t’i japë atij statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Tre të arrestuarit e tjerë do të paraqiten ditën e nesërmen në gjykatë për masën e sigurisë. /albeu.com/

Shtuar më 23/04/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori