Shiste kanabis, arrestohet 21 vjeçari në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 21-vjeçar me iniciale A.G pasi është kapur me 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet reth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Ndalohet poseduesi i lëndës narkotike. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: A.G., 21 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi:

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në afërsi të stanit të tij, u gjet një sasi rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shtuar më 02/08/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori