Tre të vdekur nga sulmi me armë në tramvajin e Utrehtit
Ka arritur në tre numri i viktimave nga sulmi i dyshuar me prapavijë terroriste në një tramvaj të Utrehtit gjatë orëvë të para të ditës së sotme.

Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku i këtij qyteti, i cili bëri thirrje për vigjilencë nga banorët, pasi aitori është ende në kërkim.

Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.

“Isha duke pritur në semafor dhe e pashë një grua të shtrirë në tokë. Ajo ishte e moshës mes 20 dhe 35 vjeçare”, tha Jimmy De Koster, banor i kësaj zone dhe dëshmitar i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe njësia speciale e policisë.

Zyrtarët policorë kanë thënë se janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ky të jetë sulm terrorist.

Është raportuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 10 e 45 minuta dhe tashmë ka përfunduar. Sidoqoftë, operacionet e policisë janë duke vazhduar.

Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin si Gökhan Tanis, 37 vjeç me origjinë nga Turqia.

Pas sulmit ai është larguar nga vendi me një makinë, por është lokalizuar nga policia në një zonë disa kilometra larg vendit të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori