Tre të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve në Elbasan
Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet fjalë për një 57 vjeçar, një 79 vjeçar dhe një 77 vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitaliShefqet Ndroqi” prej disa ditësh.

Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjen e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan përllogaritet të shkojë n` 68.

Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitaliShefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën.
Shtuar më 30/11/2020, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori