Policia e
Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në
kërkim kombëtar për vepra të ndryshme
penale.
Arrestohet në flagrancë dhe një shtetas tjetër, për veprën
penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
●Në vijim të punës për kapjen e personave në
kërkim, nga
specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin në
kërkim A. P., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor i ka caktuar në mungesë masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat
penale "Armëmbajtja pa leje" dhe “Kanosja”.
●
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, i shpallur në
kërkim për veprën
penale “Vjedhja”.
●Nga
specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 13:27