Tre peshkaqenë shqyejnë trupin e studentes duke notuar (FOTO LAJM)

Një studente 21 vjeçare u kafshua për vdekje nga tre peshkaqenë duke notuar në ishullin Rose në Bahamas.

Jordan Lindsey kishte shkuar me familjen për pushime në Bahamas por duke notuar në ujërat e kristalta pranë saj u afruan tre peshkaqenë duke e kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit, raporton Albeu.com.

Sulmi rezultoi fatal për studenten duke bërë që të ndërronte jetë në vend.

Ajo është me origjinë nga California në SHBA dhe tashmë ka filluar mbledhja e fondeve për dërgimin e trupit në vendin e lindjes. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori