Tre ish zyrtarët e lidhur me Habilajt, si u larguan jashtë Shqipërisë
Emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim kanë dalë në dritë nga përgjimet e grupit të Habilajve.

Gjatë kësaj kohe, për një periudhë afro njëmujore, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, janë mbajtur nën vëzhgim në distancë dhe çdo lëvizje e tyre brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë e kontrolluar.

Burime nga Policia thanë se lëvizjet e fundit jashtë Shqipërisë së tre ish-zyrtarëve, që aktualisht janë në kërkim, kanë ndodhur gjatë muajit tetor dhe nëntor. Por ata ishin kthyer vetëm pak ditë para se të firmoseshin urdhërarrestet për ta.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se i pari që është larguar nga vendi, ka qenë Sokol Bode, ish-shefi i Postës Kufitare Dhërmi, i cili më 29 gusht ka udhëtuar me makinën e tij me targë AA 808 OB, në drejtim të Malit të Zi, duke kaluar kufirin në Muriqan.

LEVIZJET E POLICEVE

Më vonë, më 9 nëntor, ishdrejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka fluturuar nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Milanos, Itali. Ndërsa ish-vartësi i tij, Gjergji Kohila, që deri në maj mbante detyrën e shefit të Krimit të Organizuar në Vlorë, ka udhëtuar më 18 nëntor drejt Greqisë.

Ai ka dalë me mjetin e tij, me targë AA 911 JE, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar në Kakavijë. Megjithatë, ata rezultojnë të jenë kthyer sërish në Shqipëri dhe në momentin që janë lëshuar urdhrat e arrestit e të ndalimit, ata ndodheshin në Tiranë.
Shtuar më 26/11/2017, ora 20:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori